Gjukanoviq: Mosdërgimi i paqeruajtësve malazez në Kosovë i paarsyeshëm

0

                            Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha të martën në Bruksel se dërgimi i paqeruajtësve malazezë në misionin e KFOR-it është vënë në pikëpyetje nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, që synojnë misionin e pamundur të kthimit prapa të historisë.Ai i bëri këto komente pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pak ditë pasi qeveria malazeze tha se nuk do të dërgojë një togë prej 30 ushtarësh për të shërbyer në kuadër të forcave paqeruajtëse në Kosovë, për shkak të “shkurtimeve buxhetore dhe situatës me pandeminë e COVID-19”, raporton VOA.Dërgimi i ushtarëve në Kosovë është kundërshtuar nga Fronti Demokratik, partia më e madhe në koalicionin qeverisës që shquhet për qëndrimet proserbe. Madje kryetari i Komisionit parlamentar për Sigurinë, Milan Knezheviç, paralajmëroi qeverinë nëse dërgon forca në Kosovë. Milan Knezhevic ishte dënuar për pjesëmarrje në përpjekjen për grusht shteti në vitin 2016 të mbështetur nga Rusia në Malin e Zi.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se vendimi për të dërguar paqeruajtës në misionet e aleancës, i takon secilit vend aleat.“Unë natyrisht do të mirëprisja kontributin e Malit të Zi në forcat e KFOR-it, sepse do të ishte mbështetje për punën e rëndësishme të KFOR-it, do të ndihmonte ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në Kosovës dhe më gjerë në rajon ndërsa për Malin e Zi do të ishte rrugë për të ndihmuar stabilizimin e fqinjësisë së tij”, tha ai.Mali i Zi, i cili u pavarësua 15 vjet më parë, u anëtarësua në NATO në vitin 2017 duke sfiduar aleatin historik, Moskën. Vendi i vogël ballkanik është parë si favorit edhe në procesin e integrimeve në Bashkimin Evropian. Por, nga dhjetori ka një qeveri të re të zotëruar nga partitë pro serbe e pro ruse, duke ngritur shqetësime për ndryshimin e orientimit të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *