“Gjurmë të Postës në trojet shqiptare 1800-1944”, me autor Fadil Smajlajt,promovohet në kryeqytetin kombëtar të Prizrenit
Libri “Gjurmë të Postës në trojet shqiptare 1800-1944” me autor Fadil Smajlajt, promovohet në qytetin besëlidhjes në Prizren, nga shtëpia botuese ‘’Fidani’’ ,për promovimin padyshim se organizatori kryesor i këtij promovimi ishte Rexhep Morina, një veteran i luftës se UÇK-së dhe njëherit zyrtar i lartë i Postës së Kosovës. Të pranishëm pati shumë figura të rëndësishme të letërsisë dhe nxënës nga Gjimnazit ‘’Gjon Buzuku’ me profesoreshën Enea Shehu, pastaj zyrtarë të PTK-së e ku ishte dhe zv drejtori Edrit Hoti. Pati të pranishëm përfaqësues nga Posta Shqiptare dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, të afërm dhe dashamirës të librit. Lidhur me figurën e autorit nuk kurseu lëvdata të mëdha Rexhep Morina duke theksuar se ai ishte dhe njëri në themeluesit Postës në Prizren, menjëherë pas lufte .Kurse ai tha se figura e Bacës Fadil, është madhore dhe e gjithanshme. Biografin e autorit e lexoi Vllaznim Bytyqi
Për autorin dhe figurën e shumë ngjarjeve të mëdha foli edhe redaktorja, kurse u tha se autori me një përvojë të gjatë në fushën e shërbimeve postare, Fadil Smajlaj ofron në këtë libër një analizë të thellë me dëshmi nga periudha të ndryshme të evolucionit të sistemit postar.
Ky libër është një kontribut i rëndësishëm në studimin e historisë shqiptare, që na kujton se shërbimet postare janë më shumë se thjesht një mënyrë për të dërguar letra.
Smajlaj ka shërbyer për 35 vjet në poste të larta drejtuese pranë Postës Shqiptare. Nëpërmjet këtij libri Smajlaj pasuron më tej dijen dhe historiografinë e Postës në të gjithë hapësirën ku kanë jetuar e jetojnë shqiptarët..Kurse në këtë promovim pati edhe veprimtar të hershëm të ilegales dhe ish komandant të UÇK-së ;Alush Shala, Sefë Morina, Iljaz Morina e të tjerë, në emër të veteranëve të UÇK-së ish eprori i UÇK-së Alush Shala, evokoi takimin e parë me Fadil Smajlaj kur ata ishin në Shqipëri për armatim dhe ushtrime ushtrake. Ai tha se kontributi i Fadilit ishte i madh , jo vetëm për bujarin e e tij që merita bashkë me Fadilin ka edhe bashkëshortja e tij që ka shtruar bukë e ka prit e përcjellë shumë ilegalist të lëvizjes dhe ish ushtarë të UÇK-së. Kurse ai ri rikujtoi edhe faktin që në luftë për UÇK-s ëi kishte dhuruar 350 fishekë irie. Promovimin e moderroi Berat Batiu. Pati edhe pikë muzikore he evokime nga bashkëpuntorët e Fadil Smajlajt/www.QendraPress.com/