Gjykata Speciale ka shkelur kodin e gjithë kombit shqiptar- Shkruan;Qazim THAÇI
Kombi shqiptar nëpër shekuj ka ruajtur rendin shoqëror, edhe sipas fjalës së dhënë/Besës/, pastaj ligjeve kanunore, apo një kodi të pa shkruar,që vetëm shqiptarët e kanë ruajtur si shembullin më të mirë në botë. Ai kod, është edhe për mirë , por edhe për keq. Kështu ka pasur raste kur edhe ka pasur vrasje, por është kërkuar Besë të marrin pjesë në varrim dhe familjarët i kanë lejuar , por pas asaj ata e kanë vazhduar pastaj armiqësinë, por ne rastin e vdekjes është zbatuar kodi i respektimit për herë të fundit qoftë edhe nga vrasësi. Por, befasisht tani u pa se Gjykata Speciale, këtë kod as që deshi ta marr parasysh, me rastin e vdekjes së babait të Kadri Veselit, Kjo ka indinjuar besojë secilin shqiptar, pa marrë parash bindjet politike, por këtë përshtypje e kemi se dhe të tjerë i ka shqetësuar , sepse Kadri Veselit nuk iu lejua pjesëmarrja e në varrim të babait. Burimet tona tashmë bëjnë me dije se ata gjyqtarë kanë probleme të natyrave të shumta dhe as ligjet siç duket nuk duan ti zbatojnë ashtu siç e kërkon edhe kodi i vdekjes. Nëse ata mund të jene të droguar nga vetë droga ose të droguar nga etja e dënimit kjo nuk duhet ti lejohet kështu. Këtë tashmë, po na bind mos-lejimi i gjyqtarit Smith para Kuvendit të Kosovës. Tashme është duke qarkulluar në apel për të gjithë korin diplomatik për SHBA dhe BE , se pse po ndodhë kjo neglizhencë me Kosovën, nuk ka viza , ende ne geto, nuk ka mirëkuptim as edhe njerëzor për vdekje!!!!!! Padrejtësisht mbahen çlirimtarët kazamateve të Evropës pa asnjë bazë . Të gjitha këto me nënshkrim të intelektualëve , artistëve do të u drejtohemi organeve më legjitime të Botës Demokratike për të se pse vazhdon të mbrohet agresioni i Serbisë , Prandaj, duhet të ndryshojë kjo busulla ndaj Kosovës, Sepse ende po vazhdoni ta mbroni agresorin Serbinë gjakatare, O njerëz të kësaj bote, Serbia ishte e bëri gjenocid në Kosovë, Pra ndaj shihni realitetin e kësaj bote. Sot,ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja. Protesta është organizuar nga Nuredin Gashi, ish-luftëtar i UÇK-së, ndërkaq protestuesit me vete kanë pasur flamujt kombëtar e po ashtu edhe parulla me mbishkrimin “Unë jam veç çlirimtar, kështu më deshi lira”. Protestuesit deklaruan se kërkojnë lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të reagojë për ish-komandantët që janë në Hagë. Nëse kjo protestë do të neglizhohet së shpejti do të ketë protesta masive sepse vërtetë tashmë po shihet kosovarëve u duhet të drejtat më elementare njerzore/ qendrapress,com/