Gjykata Speciale në Hagë është plotësisht politike dhe nuk ka lidhje me drejtësi. Shkruan:Ruzhdi Gashi avokat

0

Evropa, ashtu si gjatë gjithë historisë së saj që ka vepruar kundër shqiptarëve, edhe kësaj radhe me Gjykatën Speciale në Hagë, vazhdon me avazin e vjetër. Kjo gjykatë, nëse mund të quhet kështu, është plotësisht politike. Kjo për faktin se, filloi me idenë e Serbisë, armikut shekullor të shqiptarëve dhe kryesen e gjenocidit në Kosovë që nga viti 1878 e deri në luftën e fundit 1997-1999, vazhdoi me Rusinë, pastaj me zviceranin Dic Marti, me Këshillin e Evropës dhe përfundoi me aprovimin me presion në Kuvendin e Kosovës. Fillo për trafikim organesh njerëzore në “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri, e po vazhdon për tingëllima shuplakash mes individëve të mllefosur ose për ndonjë krim ordiner i kryer në luftë. Pra, nga krime të luftës për të cilat u themelua, u ulë në nivel për krime në luftë. Aq më keq, krimet në luftë, po tenton t’i cilëson krime lufte. Kjo nuk ka lidhje, as me teorinë juridike, as me normat juridike, as me praktikat gjyqësore, as kombëtare as ndërkombëtare. Vetëm nëse i shohim këta bartës të themelimit të Kësaj Gjykate, shihet qartë se, që të gjithë apo të gjitha janë individ dhe organe politike. Këta iniciator dhe krijues të saj nuk kanë lidhje me sistemin e drejtësisë. Kjo edhe më tepër, kur në Kosovë kanë vepruar disa mekanizma të drejtësisë, kombëtar e ndërkombëtar që janë marrë me të gjitha krimet në Kosovë, edhe me krimet e luftës, si UNMIK, EULEX, Haga dhe gjykatat vendore të Kosovës. Të gjitha këto, 20 vjet janë merr me drejtësinë dhe asnjëra prej tyre nuk kanë rekomanduar as nuk kanë kërkuar që të krijohet një gjykatë tjetër ndërkombëtare për krime të luftës, me kërkesë se ato nuk po munden me i gjykua vet. Por na del një serb, rus e zviceran proverb, e të tjerë antishqiptar e anti UÇK dhe e bëjnë këtë që po e bëjnë sot: dënimin e UÇK dhe zhbërjen e Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, kësaj valle, qoftë i kanë pri ose i shkojnë pas edhe disa shqipfolsa që kanë deficit të vlerave kombëtare dhe i ka kap lakmia e madhe për pushtet. Tani më, që nga njoftimi i prokurorisë speciale i datës 24 qershor 2020 se ndaj Thaçit e Veselit ka një aktakuzë për krime lufte, krejtë kjo me qëllime që të ndalet arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington, me veprimet e mëvonshme të saj e deri te arrestimi i kreut të UÇK në krye me Hashim Thaçin, pikërisht më ditën e zgjedhjeve në SHBA, e tregon kulmin e saj se, kjo Gjykatë është puro politike. Për atë se, kjo Gjykatë është ngritur me prova të falsifikuara dhe të fabrikuara në Serbi dhe bashkëpunëtorëve të saj në Kosovë e rajon, as që ia vlenë më të flitet, kjo u pa dhe po shihet botërisht. Shkuar në këtë prizmë, del se, kjo Gjykatë nuk është për të ndarë drejtësi por është politike dhe për ta dënuar UÇK dhe luftën e drejtë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb. Me këto veprime, Evropa po tregon se, as nuk është demokratike, as nuk është për drejtësi për popujt e saj. Bile shkon edhe më larg, tenton ti disiplinon të shtypurit apo të okupuarit, që të mos luftojnë për të drejtat e tyre sepse do t’i dënon, do t’i izolon dhe do t’i shuan substancën etnike të tyre. Kjo është krim në vete. Prandaj, sa më herët që e kuptojmë se, ne, ende nuk jemi shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe se kështu nuk mund të shkojmë më tej, kushdo që udhëheq me Kosovën, do të ishte më mirë. Krejtë kjo për të vazhduar rrugëtimin për shtetndërtim, tani për të qarë një barigadë të re apo të vjetër, e quajtur Evropë me qendër në Bruksel. Pa të drejtat e shiptarëve nuk mund të ketë as Evropë as BE demokratike. Mobilizim. /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *