Gjykata Speciale në shërbim të kujt është pyesin shqiptarët?! Shkruan;Qazim THAÇI
Njëra nga temat që tashmë e disa muaj që është aktuale është pikërisht roli dhe detyra e Gjykatës speciale. Nëse shtrohet pyetja pse?! Ka disa përgjigje , por unë po fillojë nga këndvështrimi im e po mundohem të japë disa verzione, E para tani vetë Gjykata e ka pranuar se hetimet ajanë bërë nga hetuesë e prokurorë serbë. E a nëse shihet aspekti ligjor po kështu shihet e dihet se Ministri I Drejtësisë së Serbisë ka qenë bashkëpuntor i ngusht i kryeprokurorit të kësaj Gjykate Jack Smith. E për të forcuar këtë është ajo thelbësorja , që është liruar krimineli Sheshel e vazhdojnë të mbahen në këtë Gjykatë ende çlirimatarët e Kosovës . E tani me falë kolonës së pestë të nëntokës, po shihet se po ftohen edhe çlirimtarë të tjerë të cilët, dihet se në luftë ishin dhe mbetem mendja e asaj lufte çlirimtare dhe ishin po kështu ata që pos lirisë e drejtësisë nuk kishin synime e as veprime të tjera. Kjo padyshim se të sjellë tek shumë pikëpyetje se sa bashunëpuntor të UDB-s e së pari ka ne mesin e kosovarëve ? E pastaj nuk mund të largohemi edhe nga kontesti që të thuhet realiteti se Gjykata Speciale, gjithnjë e më shumë po e humb seriozitetin e vetë si dhe besimin. Atje vazhdojnë të mbahen çlirimtarët, ata që botërisht dihet se ishin vetëm çlirimtarë dhe vetëm luftëtarë të lirisë . Prandaj, e gjithë kjo padyshim se është në fazën kur tani më dihet se në SHBA- kanë ardhur pjesa e drejtësisë botërore me presidentin Bajden.Nëse ka kaq fakte relevante se kjo Gjykatë është proserbe e nuk është gjykatë drejtësie duhet ta ndalohet nga faktori ndërkombëtar demokratik.Kur dihet botërisht se kush është viktima e kush agresori. Duhet pa se a është pjesë e vazhdimit që Kosova të largohet të kqijat e të fillojë jetën. Sepse si i vetmi shtet në botë që ka mbetur pa liberalizim vizash si dhe i vetmi shtet në botë është që ka bërë luftë çlirimtare të përkrahur nga gjithë bota demokratike dhe vetë NATO, e është shtet ku i gjykohen çlirmtarët e Serbia edhepse ishte barbare, ende nuk ndëshkohet qoftë as më një fakt real. Është koha dhe nuk ka asnjë arsye tani më të vonohet demokracia e këtij vendi, jo rastësisht është thënë se edhe ‘’drejtësia e vonuar është padrejtësi..’’Prandaj, mos ti vonohet kaq padrejtësihst kjo drejtësi këtij populli liridashës të sprovuar edhe botërisht.Për të vazhduar turpi edhe më i madh tani kemi edhe dëshmi se njerëz të uniformuar po I gëzohen arrestimeve dhe shkuarjes në Hagë të çlirimtarëve.Kjo pos që ka një çmenduri në sjellje ka edhe një deformim total të kombtaritetit të atyre që nuk dihet se a janë meritor që bartin unifirmë qoftë policore , apo ndonjë post shtetëror të Republikës së Kosovës. Tashmë ësht hudhur si ‘’zar’’ në lojë, edhe bashkimi kombëtar. Nëse vazhdon kjo drejtësi e vonuar , ndaj Kosovës domosdo se duhet pa këtë version të atdheut të shqiptarëve, por, po presim që Qeveria Bajdenit të konfirmojë se sa e si do të vije në vend drejtësia reale ndaj Kosovës./qendrapress.com/