Gjykimi në Hagë, ish-këshilltari i Thaçit: Asnjë provë apo dëshmitar që provon akuzat
Janë bërë tre vjet që kur Dhomat e Specializuara e publikuan aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.Bekim Çollaku, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, tha se nuk ka asnjë provë dhe asnjë dëshmitar që të vërtetojë akuzat që janë ngritur.“Bazuar në ato që kam parë në seancat e hapura publike, një gjë është e sigurt; asnjë nga ata që kanë dëshmuar deri sot nuk i kanë shërbyer provave të cilat duhet të dëshmonin akuzat e prokurorisë. E njëjta gjë është edhe për dëshmitarët e seancave të mbyllura, asnjë nga ata nuk i përfshin Thaçin dhe të tjerët në krimet e aluduara. Por publiku nuk ka transparencë për këtë proces se seancat po mbahen të mbyllura”, tha ai për Euronews