Gjyqtari Fidan Hoxha nga Prizreni, zgjedhet anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtur sot në Prishtinë, ku të drejtë vote kishin 318 (treqind e tetëmbëdhjete) gjyqtarë nga të gjitha Gjykatat Themelore, gjyqtari Fidan Hoxha nga Gjykata Themelore e Prizrenit është zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatave Themelore.Gjyqtari Fidan Hoxha do të ketë mandat 5 (pesë) vjeçar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, gjithashtu i njëjti do të vazhdon detyrën e gjyqtarit në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni penal pranë Gjykatës Themelore në Prizren, të cilën detyrë e mban që nga data 31 korrik të vitit 2017.Paraprakisht me datë 9 qershor, gjyqtari Fidan Hoxha ishte nominuar nga kolegët e tij të Gjykatës Themelore në Prizren – Degët në Suharekë dhe Dragash si i kandidat për anëtarë të KGJK-së