Gjysmëvjetori i Dytë në  komunën e  Prizrenit ka filluar mbarë

   Sot, Gjysmëvjetori I dytë  I këtij viti shkollor në  Komunën e Prizrenit ka filluar ,mbarë. Sipas drejtoreshës së  arsimit Luljeta  Veselaj Gutaj, në të  gjitha shkollat e  komunës  ka  filluar  gjysmëvjetori  I dytë pa asnjë  problem  .Ka filluar mbarë dhe  nuk ka pasur mungesa  as nga nxënënësit e as një mësimdhënësit Derisa ne kemi vizituar  Shkollën  Fillore të Mesme të Ultë ‘’Mati Logoreci’’ ku me këtë rast drejtori i kësaj shkolle  Hilmi Rexha  na  tregoi se  që nga mbrëmë  janë kryer  përgatitjet dhe  janë ndezur kaldajat që sot  klasat  të ishin më të ngrohta. Ai tha se  urojë që ky gjysmëvjetor të jetë sa më i mbarë, Derisa mësuesja Elizabeta Berisha Poniku, tha se  sot  ka  filluar mbarë  dhe klasa e sajë  ka pasur edhe një festë të veçantë sepse  u ka rikthyer nxnësëve një  shok I më hershëm. Nuk ka pasur asnjë mungesë  nga nxënësit  tha  ajo.Po kështu  edhe në shkollat tjera  bëhet me dije   se ka pasur  fillim të mbarë  dhe pa asnjë problem.