Glauku, zëri i arsyes në qeverinë e Albin zhgënjimit- Shkruan;Salih Çoçaj(Luzi)
Deklarata e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca ,pas kthimit nga Haga ai deklaroi-“Të gjithë i pashë janë mirë me shëndet, të fortë, me vullnet dhe shumë të qëndrueshëm. Shqetësimi i tyre është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura për të cilat absolutisht nuk po ka kurrfar mekanizmi të ankesës dhe i cili i shqyrton. Kjo gjykatë nuk është nën kontrollin e askujt .Ata janë të pakënaqur siç është krejt populli i Kosovës sepse aktakuza lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë. Ajo gjykatë është aq e varur sa nuk m’u duk fare e Kosovës që është. Kjo është sfidë e e popullit të Kosovës dhe duhet të jemi bashkë.’’, Vetëm kjo e fundit se ‘’të gjithë duhet të jemi bashkë,’’është mesazhi më i fuqishëm për Albin Kurtin si kryeministër dhe Albulena Haxhiun/ e jo vetëm këta/ që deri më tani nuk kanë kursyer asnjë moment që të gjuajnë gurë mbi çlirimatrët e vendit, mbi ata që bota jo pa dashje i ka quajtur deri në ‘’Xhorgj Vashinhton të Kosovës ‘’ dhe ate jo më pak s e presidenti i Amerikës Bajden. Tani kjo duhet të ringrisë edhe njëherë ndërgjegjegjjen qytetarëve mbarë të Kosovës e jo vetëm të Kosovës por kudo që flitet Gjuha Shqipe e jetohet shqip, të dilet në mbrojtje të dinjtëetit ët çlimtarëve, duke mbrojtur këtë çlirimtarët që mbahen padrejtësisht në Hagë. Vetëm me një unifkim sa më të plotë do ti thuhet edhe fjala meritore gjenocidit serbë në Kosovë. Prandaj, kjo deklartë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca , besojmë se është zëri i arsyes tek qeveria e zhgnjimit e mashtrimit që e ofroi kryeministri Albin Kurti, Duke pa këtë fakt të kryeministrit mashtrues ,besohet se do të vetëdijësohen ata që ishin renditur symbylltas pas Kurtit që dita për ditë po bëhet edentifim i dështimeve./www.qendrapress.com/