Godet me veturë një këmbësor, arrestohet 21 vjeçari nga Prizreni

                       Një 21-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka goditur me veturë një këmbësor në rrugën Prizren-Suharekë rreth orës 9:30.I dyshuari, Sh.H., sipas njoftimit të Policisë, në momentin e ndodhjes së rastit kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke u larguar drejt fshatit Korishë për t’u gjetur më vonë prapë nga ana e hetuesve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Prizren.Në njoftim e Policisë është thënë se i dyshuari i ka shkaktuar viktimës lëndime trupore.Tutje është treguar se viktima është dërguar së pari për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prizren, mirëpo për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të Policisë, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.