Gorozhubi, fshati i harruar i Prizrenit

“Aktualisht, fshati ka 30 familje, të cilat jetojnë me kushte të rënda, andaj vështirë se dikush pranon të rikthehet atje”, thon[ disa  ish banorë të këtij fshati

 Fshati Gorozhub është fshat në kufirin Kosovë-Shqipëri, buzë Pashtrikut. Ky fshat identifikohet me malin Pashtrik. Sipas historianëve, rrëzës së këtij mali kanë jetuar dikur fiset ilire, Pirustët dhe Dardanët. “Në mesin e shumë trashëgimive është edhe emri i malit Pashtrik, pastaj mali Perges ku gjendet shpella e Dajçit, ku në vitin 1985/87 janë bërë gjurmime arkeologjike nga ana e arkeologëve të Shqipërisë dhe janë gjetur shumë materiale arkeologjike, që flasin se kjo shpellë dikur moti ka qenë vendbanim i njohur”. Dikur ky fshat ishte mjaft i banuar, po nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, me shtimin e dhunës së regjimit serb, nis edhe shpërngulja e popullsisë. Besohet se janë mbi 150 familje të këtij fshati që jetojnë kryesisht në Prizren. “Aktualisht, fshati ka  rreth 30 familje, të cilat jetojnë me kushte tash më të mira  se nga vitet e para të pasluftës , por vështirë se dikush pranon të rikthehet atje” 

Lidhjet me Shqipërinë Banorët e mbetur të fshatit ankohen për kushtet e këqija.  Shani Tanaj, tregon se mungon uji i pijshëm. “Problemet janë aq të mëdha, saqë tashmë s’kemi ujë,të mjaftueshëm dhe kemi  shpesh ndalesa. Ai shprehet se kanë lidhje martesore me pjesën e fshatrave përtej kufirit. Por, sipas tij, në të kaluarën ishte e vështirë jeta në kufi, sepse edhe survejimi nga shteti ishte i madh. “Për plot 50 vjet kemi kuptuar fatin e njëri- tjetrit vetëm përmes këngëve që kemi kënduar në arat tona. Ngase kufiri nuk ishte i hekurt, por ishte i gjakosur me gjakun e shumë shqiptarëve. Bile, edhe raste e vdekjeve ia kumtonim njëri -tjetrit përmes këngës”, pohon  Tanaj. Sipas tij, ende padrejtësisht janë të ndara lagjet Mariq edhe Pogaj. “Këto lagje u ndan nga fshati Gorozhub dhe vazhdojnë të jenë të ndara. Por, tani miqësia e lidhur ka bërë që gradualisht ky fshat të ribashkohet. Në brezin kufitar në dekadën e fundit janë bërë 107 martesa, kryesisht në fshatra Gorozhub, Planejë, derisa tutje kufirit shqiptaro- shqiptar janë fshatrat Domaj, Pusi i Thatë, Kishaj që nuk janë më larg se 2 km larg njeri prej tjetrit”,

Beteja e Gorozhubit, e njohur në gjithë Kosovën  shpjegohet  se në këtë dekadën e fundit janë ngjallur miqësitë e vjetra në Domaj, në Cahan, në Xhikaj që martohen me hasjanët e Kosovës. “Kështu tani atje duket se gradualisht ai kufi artificial po shkrihet”, shprehen banorë të kësaj ane  Banorët tregojnë se banorët e fshatrave të Shqipërisë janë të lidhur me Prizrenin dhe këto fshatra. “Ata vetëm brenda 20 minutash vijnë deri këtu ku dhe bëjnë  tregtinë  me Prizrenin”, shprehet një i moshuar. Avdullah Tejeci, ish-banor i këtij fshati që tani banon në Prizren, pohon se atje kanë ende pasurinë, por atje vështirë jetohet. Ai kërkon që të krijohen kushte më të mira dhe për këtë, sipas tij, duhet dora e pushtetit lokal. “Qeveria e ka ndërtuar dhe asfaltuar rrugën deri atje, por ajo rrugë kërkon mirëmbajtje”, ka thënë Tejeci. Komandanti në Brigadën 128 të UÇK-së, gjeneral Ruzhdi Saramati  tregon se në maj të vitit 1999 kishin urdhër për sulm në hapësirën kufitare të Gorozhubit. Beteja e Gorozhubit ishte beteja më e njohur e luftës së fundit dhe përmendet edhe nga autorë të huaj.