Grabitet një pompë në Piranë të Prizrenit
Nën kërcënimin e armës automatike është grabitur mbrëmë pas mesnate një pompë në fshatin Piranë të Prizrenit Në këtë pompë hajni ka plaçkitur rreth 3 mijë euro.Sipas burimeve brenda Prokurorisë, një person i veshur me ‘duks’ të zi, me armë automatike ka hyrë në pompë dhe nën kërcënimin e armëve i ka marrë paratë.Policia i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga personat përgjegjës të pompës, por përkundër kësaj akoma nuk ka arrestuar askënd lidhur me rastin. Sinjali mëson se është bërë analizimi i provave dhe video incizimeve dhe pritet që së shpejti të ketë rezultat konkret në zbardhjen e krimit. Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.