Grabitje si në filma në Kaçanik: E lidhin gruan me lidhëse plastike dhe ia marrin kasafortën nga shtëpia

0

Një grabitje me armë të ftohet ka ndodhur në fshatin Gjurgjedell të komunës së Kaçanikut të shtunën rreth orës 22:00.


Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

Viktima femër kosovare ka raportuar se tre persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e saj dhe e kanë lidhur me lidhëse plastike.

Më pas e kanë sulmuar edhe fizikisht dhe nën kërcënimin e armës e kannë detyruar që t’ua tregojë vendin e kasafortës.

Të dyshuarit kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *