Greqia kërkon 65 mijë punëtorë – shqiptarët preferohen për bujqësi, blegtori dhe turizëm

0

Greqia kërkon zyrtarisht 65 mijë punëtorë sezonale. Të parët që preferohen janë shtetasit nga Shqipëria të cilët janë edhe grupi më i madh i emigrantëve në vendin fqinj. Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi për lejet e qëndrimit që do t’u jepen punëtorëve të sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në Greqi.Për herë të parë Qeveria greke ka vendosur që përveç punëtorëve qe marrin leje qëndrimi çdo vit në Greqi ne bazë të ligjeve në fuqi, të vendosë edhe kuotat e punëtorëve sezonal që do të kenë të drejtë të punësohen në çdo sektor me konkretisht 65 mijë në bujqësi dhe rreth 10 mijë në blegtori me leje të përkohshme qëndrimi sezonal si dhe 18 mijë vende të reja në bujqësi dhe 10 mijë të tjera në blegtori me leje qëndrimi të përhershme.Tashmë lejet zyrtare të qëndrimit që parashikohen edhe për punëtorët sezonale japin mundësinë për qëndrim te ligjshëm të përkohshëm ne Greqi, çka më parë ka qenë e pa mundur.Vendimi i ri i Qeverisë greke shënon një etapë tjetër në këtë proces, duke zyrtarizuar tashme statusin e tyre dhe duke krijuar vende konkrete pune. Vendin e parë për krahë pune mban prefektura e Imathisë me 12 mijë leje pune, e ndjekur nga Halkidhiki me 10 ë dhe Pela me rreth 7 mijë leje. I rëndësishëm është fakti qe pala greke dëshiron ta zyrtarizoje këtë bashkëpunim kryesisht me Shqipërinë prej nga ku është fluksi më i madh i kërkesave, kjo jo vetëm prej afërsisë mes dy vendeve, por edhe për faktin se shqiptarët konsiderohen si punonjës të specializuar në sektorin e bujqësisë. /TCH/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *