Gresë B. Baraliu, pritet të jetë zë i fuqishëm në Kuvendin e Prizrenit
Listës së PDK-së tashmë iu është bashkangjitur edhe kandidatja Gresë B, Baraliu, e cila me këtë rast pohon se e ka ndier më shumë se obligim moral të jetë në këtë listë fituese ,siç shprehet ajo. Në listën e fituesit Shaqir Totaj. Gresa është një vajzë e rritur në një familje herët e frymëzuar për lirinë e atdheut. Babai i saj Besimi,ishte një çlirimtarë i respektuar i kohës së luftës dhe një atdhetari i dëshmuar mik e shok i Adem Demaçit. Kjo po me atë frymë lirie tash është një nënë dhe eksperte e veçantë e lëmisë , ku më angazhimin e sajë profesional po ndihmon banorët e komunës së Pizrenit nga vendi i saj i punës tek vendi i punës si magjistre në KRU’’Gjakova’’ . Por, ajo premton se në Kuvendin e Komunës së Prizrenit , ku ajo është e bindur se do të jetë asambleistja më e votuar tashmë thotë se zërin e qytetarit do të bëjë veprim .Ajo premton se do të jetë zëri i qytetarëve për të pasur më shumë mundësi ekonomike, financiare,kulturore e sportive, ky pra do të ishte zëri i Gresë Baraliut, andaj ajo pohon duhet të jemi ‘’Bashkë për Prizrenin’’/qendrapress.com/