Gripi i shpezëve për herë të parë në Kosovë, asgjësohen rreth 40 ferma
39 ferma janë prekur nga gripi i shpezëve që nga konfirmimi i rasteve të para të këtij gripi në Kosovë gjatë muajit maj të këtij viti e deri më tani.Kështu është bërë e ditur për Gazetën Online Insajderi nga zyrtari për Informim i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Lamir Thaçi, i cili ka treguar se Kosova po përballet për herë të parë më këtë virus.Ai ka deklaruar se komunat më të prekura nga kjo sëmundje kanë qenë; Ferizaj, Vushtrria, Mitrovica, Prishtina, Skenderaj, Rahoveci dhe Malisheva, ndërsa ka shtuar se ka pasur edhe komuna të tjera më pak të prekura.Thaçi ka thënë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e kësaj sëmundje, si dhe është bërë dezinfektimi i fermave të asgjësuara.Bazuar Ligjin e Veterinarisë 21/2004 dhe aktet nënligjore të dala nga ky ligj, AUV ka ndërmarr të gjitha masat në parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje. Të gjitha shpezët të cilat kanë qenë prezent në fermat e infektuara, janë asgjësuar dhe groposur sipas rregullave të përcaktuar me ligj”, ka pohuar ai.Zyrtari i AUV-it më tej ka treguar se bartës më të shumtë të kësaj sëmundje janë shpezët e egra, sidomos pëllumbat.“Bazuar në këtë, AUV është duke bërë hulumtime epidemiologjike në terren, sidomos në zonat ku kemi frekuentim të shpezëve të egër, për të parë se a kemi ngordhje apo jo”, ka theksuar ai.Thaçi po ashtu ka bërë thirrje që furnizimi me produkte të bëhet vetëm nga operatorët “Furnizimin me mish të shpezëve të bëhet vetëm nga operatoret ekonomikë të aprovuar dhe regjistruar në marketet dhe dyqanet e autorizuara dhe jo në tregjet e kafshëve ku therja ndodh aty për aty nga operatorë ilegalë. Para blerjes të shikohet etiketimi dhe deklarimi nga prodhuesi i mishit të shpezëve çoftë vendorë apo nga importi”, ka theksuar Thaçi.Në anën tjetër, redaksia ka dërguar pyetje në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nëse do të bëhet kompensimi i fermerëve të dëmtuar nga Gripi i Shpezëve.Nga zyra për informim nga kjo ministri kanë thënë së nuk kanë ndonjë fond të veçante për këta fermerë por kompensimi do të bëhet nga AUV-i(AUV autoritet nën Zyrën e Kryeministrit).“Fermerët për pulat e asgjësuara që kanë rezultuar me analiza laboratorike të infektuara. Kompensimi do të bëhet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Bazuar në udhëzimin administrativ për luftimin e kësaj sëmundje(UDHËZIMI ADIMINSTRATIV Nr.2005/24)”, thuhet në përgjigjen e dhënë.Virusi H5N8, është virus më vdekjeprurës për shpezët në ferma dhe shpezët e egra.Në vitin 2021, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shtatë persona punëtorë të një ferme janë infektuar në Rusi me këtë virus.Ky virus është duke qarkulluar në fermat në vende të ndryshme të Evropës që nga viti 2014.Virusi shumë i patogjenizuar i gripit të shpendëve aktual – HPAIV në lingo – filloi me një variant H5N1 të pulave goditës në Skoci në 1959.Deri në vitin 2013, virusi ishte shndërruar në H5N8 në Zhejiang, Kinë dhe më pas u shfaq në Rusi dhe disa vende të tjera evropiane./Insajderi.com