Gripi sezonal po i lodh qytetarët, 500 pacientë kërkuan ndihmë për 24 orë veç në QKMF-në kryesore në Prishtinë

0

                               Qytetarë të shumtë janë shprehur të shqetësuar për infektimin me virusin sezonal, i cili thuhet se po rëndon gjendjen shëndetësore te tyre. Ata tregojnë se ky grip po i mbanë më shumë se një javë, derisa shprehen se simptomat po i kanë si të virusit COVID-19.Për shkak të përhapjes së gripit sezonal, Qendrat e Mjekësisë Familjare në vend kanë filluar të mbushen me pacientë.Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se 15 mijë e 786 raste me grip sezonal janë raportuar nga 1 tetori deri më 12 dhjetor të këtij viti.Ndërsa, doktoresha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Drita Peqani-Gashi ka treguar për Express se brenda 24 orëve, rreth 500 pacientë kërkojnë trajtim mjekësor në këtë qendër.Sipas saj, 70 deri në 80 për qind e pacientëve kërkojnë ndihmë për shkak të gripit sezonal.“Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë fluksi i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë për shkak të virusit të gripit është mjaft i madh. Është rritur numri i pacientëve në përgjithësi, ku mund të themi se 70-80 për qind janë pacientë që janë të infektuar me virusin sezonal. Numri i pacientëve në QKMF në 24 orë është 500 pacientë”, ka theksuar ajo.Peqani-Gashi ka treguar se fluksi i pacientëve ka filluar të rritet në tre javët e fundit. Sipas saj, ky fluks është shumë më i madh se vitin e kaluar.Ndërsa, ajo ka treguar pacientët kryesisht janë të rinj dhe kanë temperaturë, ethe, dhimbje koke, kollitje e simptoma tjera.“Pacientët vinë me një simptomatologji gripoze, temperaturë, ethe, dhembje koke, kollitje, dhembej të kraharorit, dhembje e nyjeve, dhembje e muskujve të gjeneralizuar. Shpesh herë të fëmijët kemi edhe vjedhje dhe barkëqitje. Ky virus sidomos po i atakon të rinjtë dhe fëmijët. Kemi mosha shkollore dhe studentë. Moshat e vjetra janë shumë të rralla, me siguri edhe për shkak të vaksinimit që e kanë bërë”, ka thënë ajo.Ndërsa, ajo ka thënë se për shkak që simpomatologjia e pacientëve me grip është e përafërt me atë të COVID-19, ata i rekomandojnë disa pacientë për t’u testuar.Peqani-Gashi ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë distancë e të bartin maska.Ajo ka thënë se qytetarët mund të infektohen me virus edhe nga prekja e gjësendeve, andaj edhe ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë higjienën.“Secili person që është i infektuar është në gjendje të infektoj personin tjetër, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të bartim maska, të mbajmë distancën, mos të përshëndetemi me shtrëngim dore apo përqafime, të mbajmë higjienën personale, larjen e duarve, të mbajmë higjienën në ambientin ku jetojmë apo punojmë për arsye se mund të infektohemi edhe me prekjen e gjësendeve të cilat janë të kontaminuar nga virusi i gripit. Te personat të cilët nuk janë të vaksinuar ju kisha rekomanduar që të vaksinohen për arsye se vaksina mbron mjaftë, ose nëse infektohemi simpatomologjia është më e lehtë”, ka shtuar ai.Me fluks të madh të pacientëve po përballet edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj.Drejtoresha e kësaj qendre, Nadire Ymeri ka thënë për Express se kjo qendër është e ngarkuar me pacientë të infektuar me virusin sezonal.Ajo ka treguar se disa pacientëve u kanë kërkuar që të testohen për COVID-19, por që numri më i madh i tyre kanë dal negativ.“Po edhe qendrat tona të mjekësisë familjare kanë qenë dhe janë të ngarkuara, ende ka fluks të shtuar të pacientëve me virusin sezonal. Janë duke u trajtuar rastet që kanë qenë të dyshimta me simptome të virusit COVID, janë testuar me teste rapide që i kemi në dispozicion, rastet të gjitha kanë rezultuar negative”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *