Gruaja e Agim Ramadani prek me fjalët në 23 vjetorin e vrasjes së tij: Malli më ka marrë për magjinë e buzëqeshjes tënde

                  Sot bëhen 23 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.Për këtë përvjetor, gruaja e tij Shukrije Ramadani, ka prekur me fjalët që ka shkruar për burrin e saj të ndjerë, duke thënë se e ka marrë malli për magjinë e buzëqeshjes së tij.

Postimi i saj: https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=5243824&v=2.1&guid=12b1f0ca83384eba8a40b5095f1f58092badb2a039be4476ac89a320f33273a7 Sot veq dhembjes asgjë smund të fali shpirti im, më fal që jam ligshtu e malli marrê mka për magjinë e buzëqeshjes sate. Kërkove e fortê të bëhesha e në krah lirie të fluturoja qiejve të ëndërruar, ti gëzohesha buzëqeshjes së foshnjeve të palindura e dashurisë së fėmijëve tanë, duarëve që thurin veshje pêr gjeneratat e lirisë e djersës që bulon nga balli i puntorit që ndërton të ardhmen e vendit!Por sytë më janë mjegullue nga dhembja e angushtia që ma rêndon frymëmarrjen në kërkim tė diellit tė lirisë!Copėzat e poezive tua mė përzihen me ngjyra punimesh të mbetura nė gjysmë e më kot mundohem ti radhis sirtareve!Kitara jote e nemitur mbeti, e fyellin veq flladi i lirisë e përkëdhelë