Gruaja nga Prizreni raporton se kunati e kërcënoi se do t’ia lëndonte fëmijët
Një grua nga Prizreni ka raportuar në Polici se kunati i saj i shkakton vazhdimisht dhunë psikike dhe se të premten e ka kanosur duke i thënë se do t’ia lëndonte fëmijët.
Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, viktima është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit si pasojë e shqetësimeve, ndërkaq i dyshuari është arrestuar e më pas është liruar për procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se kunati i saj, i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike dhe se sot e ka kanosur duke i thënë se do t’ia lëndojë fëmijët. Si pasojë e shqetësimeve viktima është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.