Hajdari i PDK-së përmes një postimi në Facebook tha se nuk ka ndonjë rrugë tjetër pos të rinumërohen votat.

0

“Skandalet e fundit në lidhje me manipulimin e vullnetit qytetar, të shprehur përmes votës, nuk lënë asnjë rrugë tjetër përveç rinumërimit total të votave të kandidatëve për deputetë.Ajo çka është jashtëzakonisht e rëndësishme është që qytetarëve nuk guxon t’iu mbetet dyshimi se votat nuk u kanë shkuar në adresën e dhënë prej tyre. Kjo ka shumë më shumë rëndësi sesa kush, sa, e prej cilës parti bëhen deputetë’’, shkroi Hajdari.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Skandalet e fundit në lidhje me manipulimin e vullnetit qytetar, të shprehur përmes votës, nuk lënë asnjë rrugë tjetër përveç rinumërimit total të votave të kandidatëve për deputetë.Ajo çka është jashtëzakonisht e rëndësishme është që qytetarëve nuk guxon t’iu mbetet dyshimi se votat nuk u kanë shkuar në adresën e dhënë prej tyre. Kjo ka shumë më shumë rëndësi sesa kush, sa, e prej cilës parti bëhen deputetë.Por, edhe rinumërimi nuk duhet lënë në të njejtat koordinata me numërimin. Ai duhet bërë, me patjetër, në mënyrë transparente e me rinumërim të fletëvotimeve, jo vetëm të formularëve sepse kjo nuk prodhon asgjë të re dhe, fatkeqësisht, nuk e sjell rezultatin e vërtetë të zgjedhjeve.Se kush i ka fituar zgjedhjet nuk është fare problem. Atë e ka vendosur qytetari. Problemi është te fakti që disa prej deputetëve, në vend se përfaqësues të popullit, mund të përfundojnë si përfaqësues të komisionerëve të pandërgjegjshëm, si pasojë e të cilëve edhe do të ishin në Kuvend.Rinumërimi me skaner do të lehtësonte shumëçka, por nuk është metoda e vetme.Vullneti qytetar është shtrembëruar dhe kjo vetëm se do ta riprodhojë krizën dhe mosbesimin e qytetarëve se ndikimi i tyre me votë është me të vërtetë i mundshëm e i çmuar.Në Kuvend hyhet duke të besuar qytetarët, jo duke i blerë komisionerët. Për ta ruajtur këtë besim substancial te demokracia, rinumërimi transparent i fletëvotimeve është i domosdoshëm, sado që zgjat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *