Hajnat nuk e kursejnë“Super Viva”, dyshohet se kanë vjedhur cigare me vlerë të madhe
Në orët e hershme të dititës së sotme është kryer një vjedhje në “Super Viva” në Xërxë. Policia ka bërë të ditur se në këtë Qendër Tregtare janë vjedhur 10 mijë euro dhe 100 stekë cigare.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj, ka bërë të ditur se sot rreth orës 07:00 kanë marrë informacione se është kryer një vjedhje në “Super Viva” në fshatin Xërxë.
Sipas tij, policia ka dalur në vendngjarje dhe ka mbledhur dëshmitë.
Sipas tij, persona të panjohur kanë depërtuar në këtë Qendër Tregtare dhe kanë vjedhur të holla në vlerë rreth 10 mijë euro si dhe 100 shtekë cigare.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Me datë 03.01.2021 ne ora 07:00 Stacioni policor-Rahovec ka pranuar informatën se është kryer vjedhje ne Qendrën tregtare ,,Super viva“ ne fsh.Xerxe. Patrullat policore i janë përgjigjur thirrjes dhe kane bere sigurimin e vendit te ngjarjes. Ne vendngjarje kane dalë njësiti i hetimeve dhe forenzika te SP-Rahovec si dhe njësiti i hetimeve rajonale qe kane kryer shikimin e vendit te ngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive.
Personat e panjohur ne objektin e Q.T kane depërtuar nga ana perëndimore (pasme) ku kane hapur një vrime ne murin e jashtëm me mjete te forta ne dimensione 40×50 cm përmes saj kanë depërtuar brenda dhe kane kryer vjedhjen, sipas informatave të para dyshohet së janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e cigareve te ndryshme 100 steke, si dhe janë thyer arkat ku janë vjedhur të holla ne vlerë rreth 10.000 Euro. Rastin ne fjale e merr Njësiti i hetimeve Regjionale.