Hajnat vodhën 50 mijë euro në një shtëpi të Prizrenit
Një vjedhje ka ndodhur në Prizren.Pronari i një shtëpie ka njoftuar policinë se i janë vjedhur 50 mijë euro.Në bazë të dëshmisë të viktimës të dhënë para hetuesve policorë, personat që ia vodhën paratë në shtëpi, dyshohet se kanë depërtuar brenda përmes ballkonit, duke hapur me forcë derën.Vjedhja e rëndë, sipas pronarit të shtëpisë ka ndodhur në kohën kur familjarët s’kanë qenë në shtëpi, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat.Burimet nga Prokuroria Themelore në Prizren thonë se dyshimet e para që janë ngritur pas nisjes së hetimeve çojnë në drejtim të disa familjarëve të viktimës, të cilët dyshohen se mund të jenë të përfshirë në këtë rast. Megjithatë mbetet që gjatë zhvillimit të hetimeve, të shihet nëse vërtetohen apo jo këto dyshime.
Si rezultat i denoncimit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë disa ekzaminime, ndërkohë që Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që të iniciohet rasti “vjedhje e rëndë” dhe të vazhdojnë hetimet.Gazeta Sinjal