Hajredin Kuçi thotë se e kanë fshehur emrin e shtetit të parë që e ka njohur Kosovën

0

                        Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka treguar se e kanë fshehur emrin e shtetit të parë që e ka njohur Kosovën. Pra, në listën e njohjeve, Republika e Kosta Rikës është shteti i parë që figuron se e ka njohur Kosovën, e që në të vërtet është një shtet tjetër.Kuçi në emisionin Pressing në T7 tha se nuk është as Afganistani dhe as Kosta Rika.Ai ka treguar për momentin kur ka ardhur njohja e parë për shtetin e Kosovës.“Në regjistrim e njohjeve s’du të jap emër, ky shteti që e ka njohur Kosovën nuk është i pari, ka qenë një shtet tjetër. Ka qenë një shtet tjetër, të cilin e kemi lutur a ka mundësi për mirëkuptim 5 minuta, te rregullojmë për hir të raporteve ndërkombëtare. Ka qenë një shtet tjetër, jo atij që ia kemi shënu emrin”, tha Kuçi.Po ashtu, ai ka përshkruar me emocione momentin kur ambasadori amerikan ka dërguar njohjen për Kosovën.“Unë do të thoja, se në rastet e tilla ka qenë një kënaqësi sikurse nëpër filma kur të thojnë se po vjen ambasadori amerikan dhe po e sjell njohjen. Nuk mundesh me imagjinu cfarë përshkrimi ka qenë”, shtoi Kuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *