Hajrulla Çeku , ndan 257 mijë euro për OJQ-në ku vetë është themelues
“EC MA Ndryshe” është OJQ-ja ku vetë ministri Çeku është themelues dhe njëri prej ish-drejtuesve të organizatës përkatëse.
Përveç faktit se ndau para për OJQ-në ku bashkëpronare është motra e deputetit Artan Abrashi, e për ç’gjë raportuam pak çaste më parë, ministri Çeku duket të ketë menduar pak më shumë për vete. Siç edhe mund ta shihni, e radhitur e treta në këtë listë, me plot 257 mijë euro përfitime është “EC Ma Ndryshe”.Vetëm sivjet, organizata gjegjëse do të përfitojë plot 82 mijë euro. Më pas, kjo shifër do të rritet në 85 mijë, kurse në fund fare 90 mijë euro .Nuk dihet pse kjo ndarje buxhetore, kur dihet që mandati i rregullt përfiton vitin e ardhshëm, e kush e di, mbase Çeku po frikësohet që nuk do të jetë ministër andaj edhe po “angazhohet”.Është për keqardhje fakti se shefi i Hajrulla Çekut, Albin Kurti, njërën prej armëve më të forta karshi opozitës aktuale kishte akuzën për punësimin e të afërmve e ndarjen për ta, por po shihet se i takojnë të njëjtit avaz./paparaci/