Haki Abazi: Kjo komunikatë e VV-së thërret për vëllavrasje
Pas komunikatës së VV-së për ngjarjen e sotme në Kuvend, Haki Abazi ka thënë se partia në pushtet po bën thirrje për vëllavrasje. Sipas tij komunikata e tyre prodhon edhe jostabilitet të punës së institucioneve.
Postimi i plotë:
Ky postim pas asaj që ndodhi sot në Kuvendin e Republikës, është linçues, i turpshëm, i hedh benzinë situatës, tregon papjekurinë dhe mungesën e përgjegjësisë. Kjo komunikatë thërret për vëllavrasje dhe destabilizim të jetës institucionale. Kjo gjuhë e kjo sjellje ndaj të gjithëve dhe në mënyrë të përgjithësimit ka sjellur deri në këtë situatë!