Haki Abazi tregon katër arsyet që çuan në përplasje me Kurtin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Fotografi nga arkivi.Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka folur mbi arsyet që shkaktuan që mes tij dhe kryetarit të partisë, Albin Kurtit, të ketë përplasje.Abazi tha se arsyet janë katër, ku në këtë listë hyn çështja e zgjedhjeve lokale, e organizimit të dialogut me Serbinë, çështja e zgjedhjeve të brendshme të partisë si dhe zhvillimet në fushën e ekonomisë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.“Unë kam shpreh pakënaqësinë time në formën më profesionale të mundshme nëpërmjet kanaleve dhe mekanizmave të funksionimit të partisë. Nuk janë respektuar, janë anashkaluar edhe nuk janë vnu në diskutim. Kjo në mënyrë graduale ka arritur në pikën kur mandej jemi mospajtu, për çështjen e zgjedhjeve lokale, për çështjen sesi është organizuar dialogun me Serbinë, për zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, dhe natyrisht edhe për aspektet e zhvillimit ekonomik, sidomos në fushën e ekonomisë. Këto katër arsye kanë përbë idenë për përplasjet që ka shkuar deri atë që ka shkaktu këtë”, tha Abazi në RTV Dukagjini.