Hapet aplikimi për 100 euro për studentët  

                                    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për studentë për mbështetje nga pako për përballje me inflacion.Murati ka thënë se sot në “e-Kosova” është hapur aplikimi për studentë për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.Ministri Murati në “Facebook” ka theksuar se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktiv që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Postimi i plotë i Muratit:

Hapet aplikimi për studentë për mbështetje nga pako për përballje me inflacionSot në e-Kosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE