Hapet shkolla verore për 350 nxënës në Prizren
Me marrëveshjen e dy komunave të binjkëzuara të Prizrenit dhe Konjës nga Turqia sot në dy shkolla fillore do të fillojë shkolla verore për 350 nxënës të komunës së Prizrenit , Mësimi do të organizohet në dy shkolla në atë ‘’Emin Duraku’ ku edhe u hap sot zyrtarisht kjo shkollë verore dhe në shkollën ‘’Mustafa Bakiu’’ ku gjatë kësaj shkolle verore do të mësojnë 350 nxënës ;shqiptarë, turqë e boshnjakë në disa lënë si në : trashëgimi, gjuha e shkronjave,psikologji aritzanate e kështu me radhë. Këtë hapje shkolle sot e ka përshëndetur edhe kryetari i komunës Shaqir Totaj i cili ka uriar nxënësit dhe ka falënderuar komunën e Konjës,
lirije Bytyqi drejtoresha e turizmit tha se ky është një pilot projekt dhe i cili besohet se dot të ndihmojë këta nxënës dhe është i pari i kësaj natyre në Prizren dhe Kosovë. Edhe drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj dhe zv kryesuesi Levent Bush e përshëndetën këtë shkolle verore.
Derisa konsulli i Konsullatës turke në Prizren Ismail Xhenk Shen uroi dhe foli për rëndësinë e kësaj shkolle, verore që po bëhet nga Konja e Turqisë me komunën e Prizrenit, Kurse nxënësit sot i janë gëzuar shumë kësaj shkolle dhe ata të buzëqeshur shpresojnë se do të arrijnë të mësojë edhe lëndë që si kanë në shkollat e tyre.
Në këtë event ishte edhe kryesuesja Antigona Berisha Bytyqi dhe drejtorë të ekzekutivit.