Haradinaj: Dy lajme të shkëlqyeshme nga SHBA-të për Kosovën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar lajm të mirë ndarjen e një fondi prej 2.2 miliardë dollarë për investime afatgjate në fushën e sigurisëpër aleatët dhe partnerët e SHBA-së, ku përfshihet edhe Kosova. Haradinaj, përmes një psotimi në Facebook, ka përmendur edhe diplomimin e dy pilotëve të parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër U.S Air Assault në Iowa të ShBA-ve.“Dy lajme të shkëlqyeshme nga miqtë dhe aleatët më të mëdhenj të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diplomimi i dy pilotëve të parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër U.S Air Assault në Ioëa të ShBA-ve. Poashtu, sot në një mbledhje të jashtëzakonshme të NATO-s, Sekretari Blinken, ndau një fond prej 2.2 miliardë dollarë për investime afatgjate për aleatët dhe partnerët e saj, përfshi edhe Kosovën”, ka shkruar Haradinaj,Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar për ndihmë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, por edhe për disa nga shtetet e Ballkanit përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.Ndihma amerikane vjen në formë të granteve dhe kredive që do të lejojë shtetet të blejnë armë dhe pajisje mbrojtëse të prodhuara në SHBA.Sekretari Blinken njoftoi për ndihmën e re gjatë vizitës në Kiev më 8 shtator. /Telegrafi/