Haradinaj: I bëj të fala Vuçiqit e i them ‘njiheni Kosovën ose bashkohemi me Shqipërinë
Kandidati për president nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka thënë se dëshiron që t’i kryejë punët me Serbinë.“Më 14 shkurt po du me i kry punët me Serbinë. I kemi nis dikur, por duhet edhe me i kry se nuk duhet me i lon në gjysmë. Qysh i kryjmë puënt me Serbinë? Duke pasë unitet mes vete, duke e ruajtur njëri-tjetrin dhe duke marrë idetë dhe programet më të mira që i kemi e me e forcu Kosovën përbrenda. Duhet me rrit ekonominë, me forcu ushtrinë dhe shtetin, me hap vende të reja të punës për rininë, me e rrit pagën minimale në 300 euro, me i rrit pagat çdo vit qysh na takon edhe me e dasht vendin dhe njëri-tjetrin. Mund ta bëjmë këtë, sepse kur jemi ne kështu mund të përballemi ma lehtë me Serbinë”.Haradinaj ka thënë se nëse bëhet president do t’i dërgojë të fala presidentit serb Aleksandar Vuçiq që ose duhet ta njohë Kosovën ose Kosova bashkohet me Shqipërinë.
“Kur të bëhem president vendi i bëj të fala [Aleksandar] Vuçiqit edhe i them ‘Bëhu gati o me njoft Kosovën e mos na vono më se nuk mund të presim, sepse ne i grahim rrugës tonë e bashkohemi me Shqipërinë’. Nuk ki ka ja mban. Ki me njoft Kosovën dhe mos e vono veten e mos e merr popullin tënd në qafë, sepse na i kryejmë punët tona”.Ai ka deklaruar se nuk ka diçka të re përballjen me Serbinë derisa ka kujtuar edhe herën e parë kur ka rënë në pritë.
“Unë s’e kam diçka të re me u përballë me ta. Më 6 maj të vitit 1997 kam ra në pritë për herë të parë ku kam qenë me vëllain Luanin, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin dhe heronj të tjerë. Edhe pse kanë kujtu që krynë punë me ne, për shumë pak kohë e kemi tërhequr të vrarin dhe për shumë pak kohë jemi kthyer prapë në vendluftim. Më 24 mars qat punë që s’e kanë pasë të kryme kanë ardh me e kry në shpi te na në familje. Na kanë rrethu me krejt çka ka pasë [Sllobodan] Millosheviqi. Lufta ka zgjatur gjithë ditën, por asnjë prej neve që kemi qenë brenda në shtëpi nuk ka vdekur”.“Më 24 mars 1999 Amerika dhe NATO-ja i ra [Sllobodan] Millosheviqit në kry dhe ja tregoj vendin. Pas luftës nuk ka shkuar lehtë, se janë mundu me na bind që duhet me lëshu pe. Dojshin me na përça dhe jam shku e i kam thon Ibrahim Rugovës ‘A i bojmë bashkë institucionet dhe shtetin?’. Ka pasë bashkëluftëtarë të UÇK-së që kanë kujtu që u korita, por qëllimi ka qenë që mos me lon çarje të mëdha brenda popullit tonë që na i shfrytëzojke armiku. Rezultoi që kjo ka qenë rruga e drejtë, se u përsërit nga të gjithë të tjerët”.