Haradinaj kritika Kurtit: Kurrë nuk marr pjesë në një Qeveri të udhëhequr nga ai.
Bashkësia ndërkombëtare ne na ka si fëmijën e vet, ndonjëherë fëmija ta bën një të keqe po s’ke ku e çon se e ke fëmijë tënd”, kështu tha kreu i AAK-së Ramush Haradinaj teksa po diskutohej për marrëdhëniet e Kosovës me aleatët.Sipas Haradinajt amerikanët nuk e duan kryeministrin Kurti, sepse po të ishte ndryshe ai do të shkonte në Washington e nuk do të diskutonte përmes telefonatave.“Po ta kishin dashtë Kurtin amerikanët nuk ish shku në Ohër se ka pasë ma anej se kish ra në liqen, po ish në Washington. Edhe nuk kishin pasë nevojë me thirrë në telefon por, ish dalë krah për krah me presidentin e Amerikës, e me portretet e tjera të themeluesve tjerë të Amerikës po çka me bo na ka ndodhë”, tha Haradinaj në RTV 21.Haradinaj po ashtu ka folur për zhvillimet në vend, duke thënë se Kosova nuk është në pozitën më të mirë për të pasur zgjedhje të reja qeveritare pasi që ka shumë punë më urgjente që duhet të bëhen.Kreu i AAK-së përjashtoi çdo mundësi bashkëqeverisjeje me Albin Kurtin.Haradinaj tha se edhe pse e kritikon qeverisjen Kurti, nuk po kërkon zgjedhje të reja duke thënë se po e kërkon suksesin e Kosovës“Ne po e kërkojmë suksesin e Kosovës. Kosova është në disa tema, s’mundet me i ikë edhe po shkoi në zgjedhje edhe po u ndalë. Nuk është se do të ndryshojnë këto tema”, u shpreh ai duke theksuar se në këtë muaj duhet me qenë të fokusuar për t’i kaluar pengesat e dialogut.Kryetari i AAK-së u shpreh se marrëdhëniet me Kurtin janë ta pastra pozitë-opozitë dhe se Kurti asnjëherë nuk i kërkoi ndihmë.“Aleat jam i Kosovës, jo i Kurtit. Nuk bëjmë bashkëqeverisje me Kurtin. Nuk bëjmë qeverisje me Kurtin, nëse bëhen zgjedhjet në Kosovë atëherë nuk flas për situatat paszgjedhore çka ndodhë. Por, Aleanca dhe unë nuk jemi të interesuar me marrë pjesë në një qeveri të udhëhequr nga Kurti si tash si më vonë”, u shpreh Haradinaj.