Haradinaj kujton të rënët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënë në Celinë, Fortesë dhe Brestoc.Ai ka theksuar se liria e Kosovës peshon rëndë.

“Sot kujtojmë të rënët në Celinë, Fortesë dhe Brestoc, që i falën jetën Atdheut njëzetedy vite më parë. Si shoqëri e si shtet, do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për ta. Ata që vranë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijët tanë, duhet të përgjigjen. Dëshmorët e Martirët janë ndërgjegjja jonë kombëtare, motivimi e frymëzimi për të ruajtur atë që e fituam me shumë sakrificë. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *