Haradinaj kujton të rënët në Korishë të Prizrenit: 25 vjet pas, Serbia ende nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi për krimet makabre.
Haradinaj kujton të rënët në Korishë të Prizrenit: 25 vjet pas, Serbia ende nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi për krimet makabreKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar ngjarjet e 13 majit të vitit 1999 në Korishë të Prizrenit.Haradinaj me këtë rast ka thënë se atë ditë ishin ekzekutuar 77 shqiptarë të pafajshëm, përfshirë edhe 14 fëmijë.“Pak ditë para ardhjes së lirisë, duke e parë humbjen e pashmangshme, shteti fashist serb po e intensifikonte dhunën dhe gjenocidin ndaj popullatës së pambrojtur. Sot, me dhembje të thellë, në Korishë të Prizrenit, kujtuam 77 shqiptarët e pafajshëm, përfshirë edhe 14 fëmijë, të ekzekutuar në Korishë dhe fshatrat përreth”, ka thënë Haradinaj.Haradinaj ka shtuar se drejtësia vazhdon të jetë një ëndërr për familjet që vazhdojnë të vajtojnë të dashurit e tyre, jetët e të cilëve i rrëmbeu armiku.“Edhe pse ka kaluar një çerek shekulli, shteti serb ende nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi për krimet makabre kundër popullit shqiptar. Drejtësia vazhdon të jetë një ëndërr për familjet që vazhdojnë të vajtojnë të dashurit e tyre, jetët e të cilëve i rrëmbeu armiku, e ata që nuk janë riatdhesuar ende, mbeten plagë e hapur për tërë shoqërinë tonë.Nderimi për heroizmin dhe sakrificën e tyre mbetet gjithmonë në kujtesën tonë historike”, është shprehur Haradinaj.