Haradinaj, Kurtit: Pse po ikën ndaj kauzës që ndërtove ndër vite?

0

                      Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi tha se kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur rrugën e fshehjes dhe të ikjes.Ai e quajti momentin e raportimit të kryeministrit si shumë të rëndësishëm për Kosovën, ndërsa e pyeti pse i ikë e fshehët Amerikës.“Pse kryeministri ynë po ikë e po i fshehët Amerikës? Është e habitshme kur ish kryeministri i lajmëron marrëveshjet e mëhershme dhe thotë se krejt çka ka mbet është njohja reciproke. Pse kryeministri i Kosovës nuk i drejtohet presidentit të Amerikës – me i kërkua një të ngarkuar special, një emisar special, për njohjen reciproke?” – pyeti Haradinaj.“Pse nuk po guxojmë t’i kërkojmë Amerikës rolin e vet që i takon në këtë çështje duke e ditë se çështjet e mëdha nuk kryhen pa Amerikën? Duhet të mendojmë të gjithë pse nuk po i shkruajmë për çështjen e statusit final? Nëse ne frikësohemi prej këtij presidenti të Amerikës, si do të presim prej një presidenti të ardhshëm. Nuk besoj që një shqiptar ka arsye me u frikësu prej presidentit Biden. Pse? Pse? Pse? Ka diçka që jep pikëpyetje”, vazhdoi ai.“Nuk e di a po ikë prej VV-së, ndaj kauzës së ndërtuar ndër vjet, nga ata që i ka ngritur në kauza deri në flijim. VV nuk e di a kupton më liderin e vet. Kam bindjen që është ka fshihet edhe nga opozita e sotme të cilën e ka cilësuar si tradhtare, të dëmshme dhe ka pas epitete të tjera për ta. A mos po fshihet edhe prej Serbisë. Mos Serbia ka ndonjë fuqi mbi kryeministrin tonë?”, tha ndër të tjera Haradinaj. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *