Haradinaj: Me Aleancën në qeverisje, Prizrenit do t’ia japim mundësinë për ta zhvilluar kapacitetin e tij ekonomik
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Kuvendin e Punës së degës së AAK-së në Prizren, duke u shprehur se për të është emocion i veçantë të jetë aty.Haradinaj tha se kanë shpalosur nismën legjislative për kryeqytetin, siç e quajtu ai, historik“Emocion i veçantë të jem në Prizren, në Kuvendin e Punës së Degës së Aleancës në këtë qytet, ku shpalosëm nismën legjislative për kryeqytetin historik, propozimet për organizimin struktural të degës dhe propozimet për plotësim-ndryshimet për platformën politike programore të Aleancës”.“Gjatë prezantimit të kornizës për avancimin e konceptit të kryeqytetit historik – Prizrenit, theksova se iniciativa e Degës së AAK-së në Prizren e udhëhequr nga kryetari Besnik Krasniqi, ka si synim që këtij qyteti t’i ofrohet një epokë e re zhvillimi, qoftë përmes projekteve strategjike në sferën ekonomike, kulturore apo në zhvillimin e fushës së trashëgimisë dhe ngjarjeve kulturore-artistike”, ka thënë Haradinaj.Haradinaj tha se Prizrenit me Aleancën në qeverisje, do t’ia ofrojë mundësinë për ta zhvilluar kapacitetin e tij ekonomik.“Ashtu siç Prishtinës i dhamë Ligjin duke i ofruar mundësinë për zhvillim, edhe Prizrenit qeverisja e Aleancës do t’ia ofrojë mundësinë për ta zhvilluar kapacitetin e tij ekonomik”.“Kryetarin Besnik Krasniqi dhe strukturën udhëheqëse të degës i përgëzova për angazhimin e drejtë në interes të qytetarëve të Prizrenit!”, është shprehur tutje Haradinaj. Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë dhe Policia e Kosovës u përleshën, teksa kryetarët e rinj komunalë hynë në ndërtesat komunale.Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë nga vendimet, dhe të mos tentojë të “hyrjen me forcë” në ndërtesat komunale, teksa Prishtina ka mbrojtur qëndrimin se kryetarët e rinj duhet të shkojnë në zyrat e tyre