Haradinaj: Na duhet përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar dhe forcuar Ushtrinë e Kosovës

0

                                 Kosovës Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar disa takime në qytetet e Kosovës, njofton Insajderi.Ai vizitoi edhe qytetin e Skenderajt, ku nga atje tha se prioritet i tij është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend.“Në kuadër të reformave në drejtësi, në krye të agjendës së Aleancës për qeverisjen e ardhshme, është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend. Kaluan dy dekada, e shumë kriminelë të luftës nuk kanë dalur asnjëherë para gjyqit”, tha Haradinaj.“Në Skenderaj me strukturat e Aleancës, bashkëbiseduam për Kosovën e sigurt dhe anëtarësimin e saj në NATO. Na duhet akoma përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar dhe forcuar më tej ushtrinë tonë. U zotova se mbrojtja e bashkëluftëtarëve në Hagë do të jetë në nivelin më të lartë institucional, sepse ashtu mbrojmë historinë, dinjitetin dhe drejtësinë për Kosovën”, shtoi ai./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *