Haradinaj: Nëse ushtarët serbë shkelin në Kosovë, bombardohet Beogradi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se nuk ka analogji mes luftës së Kosovës dhe asaj në Ukrainë.Haradinaj ka thënë se megjithatë sheh një mos reagim të bashkësisë ndërkombëtare ashtu siç ishin vonuar për të ndërhyrë.I pari i AAK-së thotë se Rusia ka ndikim në disa pjesë të Ballkanit por sipas tij s’ka fare prezencë në Kosovë.Haradinaj në RTV Dukagjini tha se Vuçiq dhe Serbia nuk kanë guxim në këtë kohë të ndërhyjnë në veri për shkak të garancisë ndërkombëtare.“Nëse do të ndodhte kjo, e gjithë bota do ta dinte se Vuçiq po e bënë këtë për shërbim të Rusisë. Nëse nuk po kanë mundësi se si me ja gjet zgjidhjen Rusisë, perëndimi është bukur i zoti me ja gjet zgjidhjen Serbisë, pasi këtë e kanë bërë edhe një herë në vitin 1999”, tha ai, përcjell Telegrafi.“E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtarë serb të shkel në territorin e Kosovës. E di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikur në vitin 1999. Këtë e dinë lidershipi i Serbisë mjaftë mire. Po kaloi një oficer i Serbisë në territorin e Kosovës do të bombardohet Beogradi, jo ndonjë territor tjetër.”, tregoi Haradinaj.“Ne duhet të bëjmë punët tona. Por, Serbia e di se Kosova është zonë e përgjegjësisë së Amerikës, Britanisë e tjerëve”, deklaroi Haradinaj.