Haradinaj: Njohja e Izraelit forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare

0

Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, speaks to the media during a press conference in Kosovo capital Pristina on Tuesday, Dec. 18, 2018. Haradinaj blamed Europe Union's foreign policy chief for "deviating the dialogue" on normalizing ties with Serbia. Haradinaj said that, while Serbia is taking major steps toward the integration with the bloc, his country's residents have remained "in a ghetto," not enjoying the visa-free travel to EU countries though it has fulfilled all requirements. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Sot, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan marrëdhënie diplomatike.Ramush Haradinaj, kandidat për president të vendit, ka shkruar se ky akt historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare dhe se subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet.“Ky akt, shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e lidhjes mes dy popujve”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.“Jam shumë i lumtur me këtë ngjarje, e cila ndodh në kohën kur vendi ynë ndodhet në udhëkryq. Falenderues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësimin e tyre për këtë njohje kaç të rëndësishme”, ka shtuar ai.Tutje, ai është shprehur se kjo është edhe një dëshmi e fortë se marrëdhëniet me aleatin e Kosovës, SHBA-të, që janë të një rëndësie të veçantë e strategjike dhe si Kosovë vazhdimisht do t’i forcojnë ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *