Haradinaj paralajmëron aderimin në AAK të një deputeti
Shefi i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar se grupi i tyre parlamentar do të rritet shumë shpejtë.
Ai ka thënë se shumë shpejt do t’iu bashkohet një deputet.
“Sot qeveria Hoti e dëshmoi se i ka 64 vota, plus një që do t’i vije shumë shpejt, do të bëhen 65”, ka thënë Haradinaj në T7, shkruan Reporteri.net.
I pyetur a beson se do ta rris grupin parlamentar, ai ka thënë “po, po gjithqysh”.
“Do t’i bashkohen disa, por me një do të fillojmë shpejt, por do të vijnë edhe tjerë. Shumë shpejt do ta kem një prej grupeve parlamentare më të mëdha dhe serioze në Parlament”, ka deklaruar Haradinaj.
I pyetur nëse do t’ia marrin ndonjë deputet NISMA-s, Haradinaj ka thënë ka shumë deputetë qoftë nga Vetëvendosje, LDK-ja apo partitë tjera që janë të pakënaqur.
Ai ka thënë se kalimet në AAK po ndodhin pasi kjo parti po u jep mundësi dhe përkrahje.
“Dëshmia më e mirë janë emrat e rinj në këtë qeveri, dhe është mesazh publik me ju bashku Aleancës se lehtësisht e ke mundësinë me qenë në krye të institucioneve”, tha Haradinaj.
Megjithatë Haradinaj nuk përmendi asnjë emër se kush do të jetë deputeti që së shpejti do t’i bashkohet grupit parlamentar të AAK-së. /Reporteri.net/.