Haradinaj: Pas shumë gabimeve, Kurti bëri veprim të duhur me pranimin e planit të BE-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerëson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë veprim të duhur me pranimin e planit evropian dje në Bruksel.

Haradinaj, në seancë plenare, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i largojë sanksionet ndaj Kosovës.

“Kosova dje ka bërë një hap të madh përpara. Kryeministri Kurti pra me pranimin e propozimit të pesëshes për implementimin në këtë rast e ka vendos Kosovën në pozicion të duhur, në këtë kohë pas shumë gabimeve dhe pas një kohet të gjatë të humbur në dialog”, ka potencuar Haradinaj.

 “Sipas bindjes time me zhvillimet e djeshme BE duhet të i largoj sanksionet ndaj Kosovës menjëherë, kryeministri i Kosovës ka marrë obligim, ka shprehur obligim ka shprehur

pas takimeve maratonë dje në Bruksel, ka konfirmuar, se  kryeministri Albin Kurti, është shprehur i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, përfshirë edhe draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të prezantuar nga diplomatët-euroatlantikë javën e shkuar. Megjithatë,  një gjë e tillë është refuzuar nga pala serbe.