Haradinaj përkujton 22 vjetorin e masakrës së Vushtrrisë: Serbia refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar 22 vjetorin e masakrës së 22 majit 1999 në Vushtrri, për të cilin tha se aty u tentua të zhbëhej qenia shqiptare.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se njëzetedy vjet më parë dhjetëra shqiptarë u vranë e u masakruan.Sipas tij, Serbia edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera.“Në Vushtrri u tentua të zhbëhej qenia shqiptare! Njëzetedy vjet më parë, dhjetëra u vranë e u masakruan e shumë të tjerë shpëtuan me plagë, të cilat i shëroi koha. Por, plagët e shpirtit, kujtimi për ata që na i rrëmbyen, jetojnë përgjithmonë. E vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne vazhdojmë betejën tonë për të vërtetën. Kosova nuk harron! Lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *