Haradinaj përkujton të rënët në Bukosh të Suharekës: Të rënët për liri na obligojnë të mos ndalemi asnjëherë

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar të rënët në Bukosh të Suharekës. Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se të rënët për liri i obligojnë të mos ndalen asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre, që urdhëruan gjenocidin kundër popullit shqiptar. “Dhembja do të na përcjellë tërë jetën, si shoqëri e si komb.Të rënët për liri na obligojnë të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre, që urdhëruan gjenocidin kundër popullit shqiptar. Sot përulemi para të rënëve në Bukosh të Suharekës, njëzetedy vjet më parë. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm”, shkruan Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *