Haradinaj reagon përsëri: Nuk e mbështes Kurtin në eksperimetet që po bën pa                       

                              Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish duke thënë se nuk e mbështetë kryeministrin e Albin Kurtit për siç thotë ai eksperimentet që Kurti po i bën me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.Ai për Policinë e Kosovës ka thënë se është në krye të detyrës. ”Policia në nivel të detyrës, por Qeveria totalisht e paaftë në mbrojtjen e interesit shtetëror të Kosovës. E kam mbështetur Kurtin për bashkërendim me SHBA dhe NATO drejt marrëveshjes për njohje me Serbinë. Por nuk mbështes eksperimentet e tij që po synon t’i bëjë pa ShBA e BE”, ka shkruar ai në Twitter. Gjatë tërë ditës në Veriun e Kosovës ka pasur tensione. /Gazeta Express