Haradinaj – Stublla: Marrëveshjet e djeshme konfirmuan se ShBA është adresa e sigurt për Kosovën
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është pritur nga së bashku me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, nga sekretari amerikan i shtetit, Michael R. Pompeo, njofton Insajderi.
Haradinaj-Stublla në profilin e saj në Facebook, ka thënë se “marrëveshjet e djeshme tregojnë që ShBA-të janë adresa e sigurt e Kosovës në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”.
“Marrëveshja e arritur nën lidershipin amerikan, për normalizim të marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, tregojnë qartë që ShBA-të janë adresa jonë e sigurt në çdo tavolinë”.
Tuje Haradinaj – Stublla edhe pikat tjera të marrëveshjes i ka vlerësuar si shenja që raportet ShBA – Kosovë, janë të shkëlqyeshme.
“Njohja historike Kosovës sot nga Izraeli me ndërmjetësimin e ShBA-ve, janë konfirmim i bashkëpunimit tonë dhe marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme dypalëshe.
Shpallja e Hezbollah si organizatë terroriste dhe hapja e ambasadës në Jerusalem, dëshmojnë për vendosmërinë tonë që në implementimin e politikë sonë të jashtme të jemi në koordinim të plotë me politikën e jashtme të ShBA-ve”.
Në fund Haraninaj – Stublla, e treguar se e ka falënderuar Skeretarin Pompeu për “për mundësinë e dhënë Republikës së Kosovës që për herë të parë në historinë politike, të mund të dërgojë përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Departamentin Amerikan të Shtetit si dhe për platformën që Departamenti i Shtetit do të zhvillojë me Kosovën, si shtet i parë në botë për shkëmbimin arsimor e kulturor”.
——————–