Haradinaj uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit: Ne besojmë, andaj e vlerësojmë sakrificën

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka uruar veçanërisht nënat e të rënëve për liri dhe ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre.“Uroj të gjithë shqiptarët myslimanë, në vend e në diasporë. Uroj veçanërisht, nënat e të rënëve për liri dhe të gjithë ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre, për shkak të padrejtësive e fatkeqësive që sjellë jeta, duke bashkëndjerë me dhembjen e tyre sot e çdo ditë”, thuhet në urimin e Haradinajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *