Hasani: Emri, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u vendos me 17 nëntor të 1994
Ish i burgosuri politik, veprimtari i çështjes kombëtare, Nait Hasani në “RTK Prime”, ka rrëfyer për angazhimin e tij për lirinë e Kosovës. Ai ka folur për fillet e krijimit të Usahtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nait Hasani ka thënë se në fillim kanë qenë të organizuar në grupe në tërë Kosovën.“Ne kemi pasur njësite nëpër çdo regjion të Kosovës. Ato njësite kanë qenë të shpërndara varësisht si kanë mundur të funksionojnë dhe kështu është bërë shtrija në tërë Kosovën. Përpjekja jonë ka qenë kështu jemi marr vesh me Xhavit Halitin, Azem Sylen dhe Xheladin Gashin në një mbledhje që e kemi pasur në Tiranë. Aty i kemi ndarë edhe detyrat, ku Azem Syla dhe Xhavit Haliti e morën përsipër organizimin e jashtëm, ndërsa unë dhe Xheladin Gashi e kemi marrë përsipër organizimin e brendshëm. Menjëherë në kemi filluar t’i thërrasim njerëzit t’i ofrojmë njerëzit që duan t’i bashkohen kësaj iniciative. Njerëz kishe mjaftueshëm dhe ishin të gatshëm të vdesin për vendin e vet”, rrëfen Hasani.