Hasani thotë se nuk duhet të ndalet dialogu: Kur ndalen opsionet politike kërcet lufta
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani duke folur për dialogun, ka thënë se në politikë opsionet për zgjidhjen e problemeve asnjëherë nuk shterojnë.“Kur ndalen opsionet politike kërcet lufta. Lufta është vazhdim i politikës me mjete të dhunshme. Unë nuk shoh vullnet te qytetarët e Kosovës për konflikt”, deklaroi Hasani në “Debat Plus”.Hasani ka thënë se politika e Kosovës nuk duhet t’i mbyllë të gjitha shtigjet e dialogut.“Nëse politika jonë mbyll të gjitha opsionet, kam frikë se mund të fillojë procesi i çnjohjeve. Kjo është e trishtueshme. Do të ishte gjë shumë e keqe për ne”.Ai thotë se marrëveshjet ndërkombëtare nëse nuk zbatohen humb serioziteti i shtetit.“Në marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të tërhiqesh njëanshëm vetëm nëse pala tjetër nuk kryen obligimet. Në rastin tonë arbitër është BE-ja”, tha ndër të tjera Enver Hasani