Hashim Thaçi sot pritet t’iu adresohet qytetarëve

0

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sonte në orën 20:00 do t’u drejtohet qytetarëve të vendit me një fjalim nga zyra e tij, pasi Gjykata Speciale në Hagë publikoi propozim-aktakuzën kundër tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Fjalimi i kreut të vendit ishte paralajmëruar për të dielën mbrëma, por ishte shtyrë për sot, pa dhënë arsye.

Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku pritej të mbahej takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e dialogut, me ndërmjetësim të ambasadorit Richard Grenell, njofton Telegrafi.

Ai të premten njoftoi se ka ateruar në Aeroportin e Tiranës.

Ndërkaq, i dërguari i posaçëm i për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, njoftoi se ky takim i paraparë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë do të ricaktohet.

Për aktakuzën e Speciales pati reagime të ndryshme nga OVL e UÇK-së, deputetë, po ashtu edhe nga shoqëria civile. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *