Hasije Selishta Kryeziu- Rreth librit “ Dashuri e pashkruar” nga autorja Nexhare Reçica
Një libër i stilit të veçantë
Që në faqet e para të librit “Dashuri e pashkruar” , e autores Nexhare Reçica, shihet shtjellimi i një teme shumë interesante, me thesaret e kujtimeve që nuk e braktisin por e shoqërojnë ngado që shkon, ndoshta me arësyen se ajo ka një srehimore në shpirtin e saj të madh, që autorja e quan kështjellë, të cilat shfaqen si të paharruara dhe të ruajtura, për të mos u larguar nga muret e saj.
Edhe pse libri i ka katër cikle, secili nga ato ka lidhje të pandashme njëri me tjetrin.
Cikli i parë me titull “Madhështia e parkut” dhe cikli i tretë “Në murin e dashurisë “, midis këtyre dy cikleve qëndrojnë edhe i dyti me titull “ Koha matet me fuqinë e mallit” dhe të katërtit “ Më rriten kujtimet”, që lirisht mund të përmblidhen në një të pandashëm.
Sikundër, mund të shohim, cikli i parë dhe i treti kanë njëfarë ngjajshmërie të sintagmave emërtuese: ku parku është atribucion i të dy titujve, ndërsa prania e dashurisë si figurë në këtë rast e ka një frekuencë të dendur, e kjo shihet më së miri në ciklin e parë ku janë disa modifikime të dukshme edhe në ciklin e dytë, që na bënë të mendojmë se në mënyrë eksplicite trajtohet tema e dashurisë.
Mirëpo, vetëm në këto dy cikle nuk është thënë tërë ajo fuqi mendore e çështjes së dashurisë, por është vërejtur se është një shkas për një përqëndrim të rrugës së evolimit poetik të kësaj autore. Kur dihet se në ciklin e parë dhe të tretë kemi planin tematik, në këtë rast gjejmë edhe ruajtjen e veçorive rinore, në veçanti të asaj studentore. Te ky libër shohim qartë se egziston dhe shprehet haptazi dashuria shpirtëore edhe nga distanca, mer ngjarjet në dorë dhe udhëheq dashuria platonike, atëherë kur mungon ajo fizike.
Cikli i dytë “ Koha matet me fuqinë e mallit”, ka disa specifika që sipas mendimit tim janë të lidhura shumë ngusht edhe me objektivizimin të agjendës subjektive, e cila në këtë rast krijon një formë të përqetëismit bilitik që ka për kuptim subjektin e dashurisë, të cilën mund ta gjejmë në një formë tjetër edhe te ciklet tjera.
Këto tipare modifikuese janë në njëfarë mënyre edhe përceptim i shtytjeve, reflekseve, pasqyrimeve motivore që të japin një laboratorim krijues më funksional që mundet ta ketë një libër i tillë.
Ndërkaq midis ciklit të parë, të dytë, të tretë, duket si njëfarë parabole që lidhë edhe ciklin e katërt që ka ngjajshmëri mjaft dashuria ndaj njeriut, ndaj atdheut, derisa në ciklin e tretë kemi disa atribute shpirtërore.
Pra, dashuria e atdheut ka rol të rëndësishëm, padyshim nga funksionalizimi i një imagjinate poetike , mbrenda tekstit. Kur dihet se fillimi i ciklit të dytë e te cikli i katërt ka liri më të theksuar vendlindja në poezitë më të reja dhe stilin më të ri që ajo krijon e që hynë kah reduktimi i masës metafikuese, madje përmes shprehjes poetja identifikon zërin e vendlindjes kolektive. Kjo formë e ndërtimit të poezive ka një formë të lirizimit të theksuar që na le të kuptojmë se është e ngarkuar në mënyrën më të fuqishme të semantikës së figurës, që do me thënë të vargut dhe të peshës së tyre.
Edhe shprehja në vargje shquhet për tendencën eksplotive të parimuar, kur njësitë e caktuara të ngjarjes krijojnë imazhe emocionale dhe shumëkuptimplote, çka do të thotë nëse poezitë e krijuara në këtë formë kanë një stil të veçantë, një energji të refleksit dhe së fundi gjatë krijimit të tyre e kanë një forcë të idesë.
Në këtë formë të poezisë, mund ta kemi si bie fjala te poezia “Te lulet e fontanës”, shfaqet një ndjenjë e kujtimeve sidomos mbi vullnetin e fantazisë së autores që është shumë e fuqishëme në këtë shprehje.
Krahas temës së dashurisë ndaj atdheut, bashkohet edhe ironia e mesazhit të lumturisë që nuk di të stacionohet nga vrulli i saj i fuqishëm. Përkundër kësaj, edhe cikli i katërt me titull “Më rriten kujtimet “ shihen se janë poezi funksionale që korespondojnë me veçoritë e ideve jetësore të distrukcionit njeri të sotëm, por ky distrukcion sipas shprehjes së poetes i bart dhënjet edhe historike të dashurisë ndaj tokës së vet. Pra, kjo formë e shprehjes është një burim i pashterrshëm që le të kuptojmë se libri e ka vetëm një temë që mund të lexohet ose edhe të kuptohet si në formë të një ngjarje të ndodhur.
Emri i autores shquhet për imagjinatën e saj krijuese dhe për formën e stilit të shprehurit që në vete bart gërshetime mjaft modifikuese të idesë. Poetja kur flet për provokimin e situatave objektive, ajo nuk i përqesh ato, por i përgëdhel me një aplikacion të imagjinatës mitike, se ka një prirje të theksuar dhe ka një projeksion individual të situatës së ndërgjegjjes kolektive që le të kuptojmë se ngjarja lidhet me probleme të njeriut të sotëm. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ky realitet i projektuar në poezinë e Nexhare Reçicës ka të gjitha realitetet më të fuqishme që mundet t’i ketë një poezi e tillë e shkruar pas lufte, por ate mund ta shquajmë pikë për stilin e saj të veçantë.
Me një fjalë, poezia e librit ,,Dashuri e pashkruar”, ka prirje dhe asociacione imagjinatave që lidhen me logjikën e realitetit të përqetësimeve, ide, metaforë dhe figurë përbrenda ngjarjes që ajo e tregon.
Me këtë libër poetja del me një realizim më të frytshëm që mundet të jep një poet i kohës sonë.
Dhjetor, 2020, Prishtinë