Hasit mund ti kthehet dinjiteti vetëm me PDK-në në pushtet
Partisë Demokratike e Kosovës Dega në Has, në vazhdën e aktiviteteve të shumta, që është duke i bërë këto ditë me struktura të nëndegëve dhe simpatizantë të nëndegëve, dje në Planejë kanë mbajtur një tubim parazgjedhor me anëtarët e kryesisë së nëndegëve të Planejës dhe Guruzhupit. Në këtë takim, i pranishëm ishte Adem Morina, kryetar i Degës së PDK-së në Has dhe Shaqir Totaj, kryetari Degës së PDK-së në Prizren si dhe kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës. Kandidatët për deputet në Parlamentin e Kosovës: Nezir Çoçaj, Kujtim Gashi, Kadri Kryeziu, Gresa Baraliu dhe Alban Bislimaj, pasi kanë shpalosur disa nga pikat kryesore të programit zgjedhor të PDK-së, kanë theksuar se Hasi ka arsye më shumë se asnjëherë më parë të jetë me PDK-në, sepse është duke iu nëpërkëmbur kontributi i saj për lirinë e Kosovës, kontributi i dhënë në luftën e UÇK-së. “Po mos të ishte Hasi me burrat dhe vajzat e kësaj krahine, sukseset e arritura të UÇK-së do të ishin minore, prandaj jo rastësisht ish presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi e ka cilësuar Hasin ‘Porta Lirisë’ dhe sot pikërisht për angazhimin e tij për shtetësinë e Kosovës po mbahet në parburgim, vetëm e vetëm që t’ia fshijë njollën e zezë që ia mveshën politikanët e pandërgjegjshëm të partive tjera që e qeverisën vitin e fundit Kosovën. Gjuha arrogante e pushtetarëve të Lëvizjes VV se gjoja UÇK-ja dhe komandantët e saj janë terroristë, sot ata po mbahen padrejtësisht në paraburgimin e Gjykatës Speciale.” Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, para të pranishmëve të Guruzhupit dhe Planejës, kanë theksuar se programi zgjedhor i PDK-së është program i zgjidhjes së problemeve dhe i kthimit të dinjitetit të të gjithë atyre që u angazhuan për lirinë e vendit. “Deri sa Lëvizja VV trumbetonte se do ta çlirojmë Kosovën e okupuar nga komandantët e UÇK-së, ne po angazhohemi që Kosovën ta anëtarësojmë në Bashkimin Evropian dhe ta vejmë në dijeni botën se UÇK-ja nuk ka bëtë krime, nuk është terroriste siç kanë trumbetuar LVV-ja në parlament dhe rrugë të Kosovës, por ka bërë luftë të drejtë. Andaj është detyrë e juaja që të votoni për PDK-në, për dinjitetin e këtij vendi të larë me gjak.” Ndërsa anëtarët e kryesisë së nëndegëve të Guruzhupit dhe Planejës, pos që u zotuan se do të jenë pro programit të PDK-së, kanë theksuar se Hasi, prej momentit se nuk është më as në pushtetin lokal e as atë qendror është harruar dhe nuk po bëhet asnjë investim. Andaj, kjo na obligon që vota jonë të jetë e sigurte për PDK-në dhe për kandidatët tanë që na përfaqësojnë.
Zyra për informim e PDK-së, Dega në Has përcjellë/qendrapress.com/